back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAuditimi i KQZ-së/ Kush shpenzoi më shumë në fushatën e PD-së?

Auditimi i KQZ-së/ Kush shpenzoi më shumë në fushatën e PD-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë raportin e auditit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Raporti përfshin shpenzimet e 118 kandidatëve për takime elektorale, fushata në media dhe rrjetet sociale gjatë 30 ditëve të fushatës.

Kandidati që shpenzoi më shumë është Grigels Mucollari nga qarku i Tiranës, me 4.2 milionë lekë të reja, nga të cilat 1.7 milionë janë për media dhe 1.1 milionë për rrjetet sociale.

Në vendin e dytë është Kliti Hoti, i zgjedhur në Shkodër, me 1.8 milionë lekë shpenzime, që përfaqëson rreth gjysmën e buxhetit total të kandidatëve të PD-së në këtë qark.

Ndërsa në vendin e tretë renditet deputetja e Tiranës, Jorida Tabaku, me 1.6 milionë lekë shpenzime, përfshirë 500 mijë lekë për materiale promocionale, 435 mijë lekë në mediat sociale dhe 344 mijë lekë për transport.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, si dhe Jozefina Topalli dhe Edi Paloka nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim gjatë kësaj fushate.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat