back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 1 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKoçi ‘godet’ PS-në/ "Duhet strategji kundër korrupsionit brenda vetes"

Koçi ‘godet’ PS-në/ “Duhet strategji kundër korrupsionit brenda vetes”

Ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqiperise, Petro Koçi, e ka cilësuar shkarkimin e Belinda Ballukut nga qeveria si një hap në drejtimin e duhur, por sipas tij, jo të mjaftueshëm për të adresuar problemet që ka mazhoranca.

Komentet Koçi i bëri gjatë një interviste në Report TV, ku theksoi se ndryshimet në qeveri duhet të shoqërohen me një strategji të qartë kundër korrupsionit, që të përfshijë edhe mekanizma të brendshëm kontrolli brenda Partisë Socialiste.

“Mazhoranca ka marzhin e vet të manovrës. Ndryshimi i qeverisë ishte një hap në drejtimin e duhur. Largimi i Ballukut ishte një hap në drejtimin e duhur, por nuk mendoj se ishte i mjaftueshëm. Unë mendoj se mazhoranca ka nevojë që të hartojë një strategji kundër korrupsionit, ku përfshin edhe vënien në lëvizje të mekanizmave që luftojnë korrupsionin brenda vetes, një mekanizëm që duhet të fillojë me një demokraci më të madhe brenda partisë,” u shpreh Koçi.

Ai theksoi se një nga problemet kryesore, sipas tij, është mënyra e funksionimit të strukturave të PS-së, duke kërkuar më shumë respekt për mendimin e anëtarësisë.

Sipas Koçit, aktualisht partia funksionon përmes një strukture që dominohet nga të deleguarit, ndërsa baza shpeshherë trajtohet si një strukturë që vetëm merr urdhra.

“Praktikisht sot kemi një strukturë dhe funksionim partie që sundohet nga ata që quhen të deleguar dhe anëtarësia e partisë trajtohet shpesh si një strukturë shtetërore, që vetëm urdhërohet dhe nuk vlerësohet mendimi i tyre. Është thelluar vitet e fundit shumë, nuk është se ka qenë plotësisht kështu. Dhe gjykoj që është një zhvillim negativ,” tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat