back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i tenderave të rrugëve/ 21 të pandehur kërkojnë ulje dënimi

Skandali i tenderave të rrugëve/ 21 të pandehur kërkojnë ulje dënimi

Në seancën e parë në themel për 22 persona të përfshirë në dosjen penale “ARRSH”, të pandehurit dhe avokatët e tyre përsëritën kërkesat për formën e gjykimit. Nga 22 të akuzuarit, 21 prej tyre kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa vetëm Valter Begaj zgjodhi të përballet me gjykim të zakonshëm.

Kërkesën për gjykim të shkurtuar e paraqitën përmes mbrojtësve ligjorë Evis Berberi, Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Ervis Lami, Brunilda Buli, Genti Raça, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi dhe Valbona Pepa. Të njëjtën kërkesë ata e kishin shprehur edhe më herët gjatë seancës paraprake.

Ndërkohë, avokati Isufi Shehu, që mbron Valter Begajn, kërkoi ndarjen e çështjes për klientin e tij, duke insistuar në zhvillimin e një procesi me procedurë të zakonshme.

Ndaj grupit janë ngritur akuzat për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim dokumentesh”, po ashtu në bashkëpunim.

Në këtë dosje, të hetuar nga SPAK, janë marrë të pandehura edhe dy shoqëritë “Net Grup” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.

Procesi penal po shqyrtohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Marinela Osmani, me anëtare Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi. Gjykata caktoi seancën e radhës më 12 mars, në orën 15:30, kur pritet të shprehet lidhur me kërkesat për formën e gjykimit. Ndërkohë, avokatëve iu kërkua që për klientët që mungonin në sallë të depozitojnë sërish përmes prokurës deklarimin për formën e gjykimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat