back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBolton: Shqipëria përballet me rreziqe për shkak të pranisë së opozitës iraniane

Bolton: Shqipëria përballet me rreziqe për shkak të pranisë së opozitës iraniane

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, John Bolton, ka analizuar zhvillimet e fundit të konfliktit me Iranin, duke paralajmëruar për pasoja të gjera në nivel global dhe pasiguri mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu, Bolton u shpreh se mungesa e një objektivi të qartë nga administrata e Donald Trump e bën situatën të paparashikueshme, ndërsa rrit rrezikun që konflikti të zgjasë më shumë se sa pritej.

Sipas tij, deklaratat dhe qasjet e ndryshme të Trump për objektivat e luftës – përfshirë tërheqjen apo ndryshimin e regjimit – tregojnë mungesë koherence strategjike, çka ndikon në paqartësi për aleatët dhe aktorët ndërkombëtarë.

Bolton theksoi se ndryshimi i regjimit në Iran mbetet një objektiv i rëndësishëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme, por e cilësoi atë si një proces të vështirë për t’u arritur. Ai shtoi se regjimi iranian është dobësuar ndjeshëm, por ende nuk ka rënë dhe se opozita brenda vendit nuk është e organizuar mjaftueshëm për ta rrëzuar vetë atë.

Ai paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e një konflikti të zgjatur dhe për pasoja të mundshme në stabilitetin rajonal dhe në ekonominë globale, duke përmendur ndikimin që mund të ketë kontrolli i ngushticave strategjike si ajo e Hormuzit.

Në këtë kontekst, Bolton u ndal edhe te Shqipëria, duke vënë në dukje se vendi përballet me rreziqe të mundshme për shkak të pranisë së opozitës iraniane në territorin e saj. Megjithatë, ai theksoi se Shqipëria meriton mbështetje të veçantë nga aleatët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë.

Sipas tij, situata aktuale mbetet e paqëndrueshme dhe e vështirë për t’u parashikuar, ndërsa zhvillimet në Iran mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në aleancat ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe rendin global në tërësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat