back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja IPARD/ Ashiku në SPAK, nën hetim edhe Frida Krifca

Dosja IPARD/ Ashiku në SPAK, nën hetim edhe Frida Krifca

Për herë të dytë, Reni Ashiku është paraqitur në Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve që lidhen me menaxhimin e fondeve të programit IPARD.

Ashiku, i njohur si person i afërt me ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, ushtron detyrën e administratorit në kompaninë Converse Management Consulting (CMC).

Hetimet fokusohen te mënyra e menaxhimit dhe shpërndarjes së fondeve të programit IPARD, një skemë e financuar nga Bashkimi Europian për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Në këtë çështje është kallëzuar edhe ish-ministrja Krifca, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se procedurat janë ende në zhvillim dhe pritet që në vijim të ketë më shumë qartësi mbi këtë dosje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat