Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Për herë të dytë, Reni Ashiku është paraqitur në Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve që lidhen me menaxhimin e fondeve të programit IPARD.
Ashiku, i njohur si person i afërt me ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, ushtron detyrën e administratorit në kompaninë Converse Management Consulting (CMC).
Hetimet fokusohen te mënyra e menaxhimit dhe shpërndarjes së fondeve të programit IPARD, një skemë e financuar nga Bashkimi Europian për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural.
Në këtë çështje është kallëzuar edhe ish-ministrja Krifca, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se procedurat janë ende në zhvillim dhe pritet që në vijim të ketë më shumë qartësi mbi këtë dosje.



