back to top
20.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasjet e 17 prillit/ PD çon në prokurori ministrin dhe drejtuesit e...

Përplasjet e 17 prillit/ PD çon në prokurori ministrin dhe drejtuesit e policisë

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, si dhe ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së 17 prillit në Tiranë.

Sipas deklaratës së PD-së, gjatë protestës, ku u regjistruan përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, policia dyshohet se ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke shkaktuar lëndime, përfshirë edhe ndaj deputetëve.

Në kallëzim përfshihen gjithashtu edhe disa zyrtarë të tjerë, konkretisht shtetasit Elton Alushi, Artur Prifti, Altin Tabaku, Bajram Baçi, Navjol Papuli dhe Dashamir Bendo.

Sipas dokumentit të depozituar, të kallëzuarit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë “heqje të paligjshme të lirisë”, “shpërdorim detyre”, “kryerje veprimesh arbitrare”, “pengim të tubimeve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Partia Demokratike pretendon se veprimet e policisë gjatë protestës kanë qenë të paligjshme dhe në shkelje të të drejtave të qytetarëve për tubim dhe protestë.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Ministria e Brendshme apo Policia e Shtetit lidhur me këto akuza.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat