back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaProcesi ndaj Ols Dados/ Veliaj kërkon transmetim live

Procesi ndaj Ols Dados/ Veliaj kërkon transmetim live

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për lejimin e transmetimit live të seancave gjyqësore në procesin ndaj prokurorit Ols Dado.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se parimi i transparencës duhet të garantohet në mënyrë reale dhe efektive përmes aksesit të drejtpërdrejtë të publikut në zhvillimin e seancave. Sipas tij, kufizimi aktual në ndjekjen fizike të gjykimeve nuk përmbush standardet ligjore të transparencës.

“Publiciteti i seancës duhet të realizohet në mënyrë të plotë dhe efektive, në përputhje me nenin 20 të ligjit nr. 49/2012, i cili përcakton se shqyrtimi gjyqësor është i hapur për publikun,” thuhet në kërkesë. Veliaj thekson se nuk kërkon ndryshim të statusit të seancave, por mënyrën konkrete të zbatimit të këtij parimi në praktikë.

Ai propozon dy alternativa: lejimin e pranisë së mediave me kamera për transmetim të drejtpërdrejtë ose krijimin e një sinjali institucional nga vetë gjykata për transmetimin live të çdo seance.

Një nga argumentet kryesore që ai paraqet lidhet me praktikën e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë transmeton live seancat publike. Sipas Veliajt, kjo përbën një standard të rëndësishëm transparence dhe duhet të shërbejë si model për gjykatat e tjera.

Në kërkesë, ai nënvizon gjithashtu interesin e lartë publik që mbart çështja, duke theksuar se për shkak të funksionit të tij dhe numrit të madh të personave të interesuar, kufizimi i aksesit mund të cenojë besimin e publikut dhe qëllimin e procesit gjyqësor.

Gjykata Administrative pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi mundësinë e transmetimit live të seancave në vijim të procesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat