KreuAktualitet'Deti' në tavolinën e Kryeministrit/ Ministri grek mbyllet në takim me Ramën

‘Deti’ në tavolinën e Kryeministrit/ Ministri grek mbyllet në takim me Ramën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka mbërritur këtë të hënë, më 25 maj, në Shqipëri, në kuadër të një vizite zyrtare.

Që prej orës 12:30, ai po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve shqiptare. Në takim është i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Sipas raportimeve të mediave greke, vizita e Dendias përfshin takime të nivelit të lartë, të cilat synojnë rifillimin e diskutimeve lidhur me procesin e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

Bisedimet vijnë në një moment kur çështjet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë vijojnë të jenë pjesë e agjendës diplomatike, ndërsa palët kanë shprehur më herët gatishmëri për dialog mbi çështjet e mbetura pezull.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat