Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Burime bëjnë me dije se dorëheqja është dorëzuar me postë dhe pritet të konfirmohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Alushi ishte emëruar në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas një gare të zhvilluar sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit, duke qëndruar në detyrë për rreth një vit e gjysmë.
Ai ka qenë më herët një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u largua nga detyra me dorëheqje në fillim të muajit mars.
Emërimi i Alushit në krye të Policisë së Tiranës ishte konsideruar surprizë, pasi ai drejtonte për herë të parë një qark të rëndësishëm si Tirana. Më herët, ai ka mbajtur detyra si zv/drejtor qarku, shef sektori dhe shef komisariati.
Me ardhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë vënë re ndryshime në strukturat drejtuese, ndërsa dorëheqja e Alushit pritet të formalizohet në ditët në vijim.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



