back to top
26.9 C
Tirana
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama për protestuesit: Nuk flas me të “kurdisurit dhe të çarturit/ “Dorëheqje,...

Rama për protestuesit: Nuk flas me të “kurdisurit dhe të çarturit/ “Dorëheqje, film i vjetër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër pas mbledhjes së qeverisë lidhur me protestat dhe kërkesat e protestuesve, ku një prej tyre ishte edhe dorëheqja e tij.

I pyetur nga gazetarët për këtë kërkesë, Rama e ka cilësuar atë të përsëritur dhe pa risi, duke refuzuar mundësinë e dorëheqjes dhe duke deklaruar se qeverisja e tij mbështetet në një mandat të dhënë nga qytetarët.

“Dorëheqjen e kujt? Aha. Kam një përgjigje që t’i referoheni këtij filmi të vjetër, sepse nuk ka gjë të re. Unë nuk kam kërkuar të flas me ata që janë të kurdisur dhe të çartur”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se është i gatshëm të dialogojë vetëm me qytetarët që, sipas tij, e kanë mbështetur në zgjedhje.

“Dua të flas me ata që kanë votuar për mua, sepse ata nuk kanë dalë të zhvillojnë episodin e ri të një filmi shumë të vjetër”, shtoi ai.

Rama deklaroi gjithashtu se pozicioni i tij politik nuk ndryshon dhe se ai përfaqëson vullnetin e një numri të madh votuesish.

“Dua t’i tregoj të gjithëve se asgjë nuk më lëviz nga ‘istikami’ ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta”, u shpreh kryeministri.

Në vijim, ai komentoi edhe protestuesit që kundërshtojnë politikat e qeverisë, duke i ftuar ata në debat mbi çështjet mjedisore, por duke kritikuar formën e protestave.

“Kush flet për ndjenja të vërteta sesi mbrohet mjedisi, është i hapur të vijë të flasim”, tha ai.

Në deklaratën e tij, Rama përdori një gjuhë të fortë ndaj protestuesve, duke i krahasuar me grupe radikale, ndërsa shtoi se sjelljet e tyre janë të papranueshme dhe nuk përbëjnë debat politik institucional.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat