back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 4 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaTeatër në Kuvend për Zvërnecin/ PS dhe PD përplasen në sallë, por...

Teatër në Kuvend për Zvërnecin/ PS dhe PD përplasen në sallë, por bashkohen kundër protestuesve

Debatet e sotme në Kuvend për investimin në Zvërnec rikthyen përplasjet politike mes mazhorancës dhe opozitës, por deklaratat e bëra gjatë ditëve të fundit nga të dy kampet tregojnë se përtej retorikës parlamentare, qëndrimet për projektin mbeten më të afërta sesa përplasjet në sallë.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të qartësojë qëndrimin e saj për investimin në Zvërnec, duke kujtuar deklaratat mbështetëse të liderit demokrat, Sali Berisha.

“Tani e fundit, dilni me një qëndrim, mbushuni me mend se s’po ju kupton njeri. Zotëria del e thotë e mbështesim investimin. Ne jemi pro investimit e kemi bërë të qartë njëherë”, deklaroi Balla.

Por ndërsa sot PS dhe PD u përplasën në Kuvend, gjatë ditëve të fundit të dy kampet politike kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec.

Vetë Sali Berisha ka shprehur publikisht mbështetje për investimin, duke e konsideruar pozitiv projektin që lidhet me investitorët amerikanë, ndërsa njëkohësisht ka distancuar qëndrimin e tij nga kundërshtimet e protestuesve.

Nga ana tjetër, mazhoranca ka mbrojtur vazhdimisht projektin, duke e cilësuar atë si investim strategjik dhe mundësi zhvillimi për zonën.

Kjo ka bërë që debati i sotëm parlamentar të shihet më shumë si një show politik mes palëve, ndërkohë që në thelb, si mazhoranca ashtu edhe opozita kanë shprehur mbështetje për realizimin e investimit në Zvërnec, pavarësisht kundërshtimeve të protestuesve dhe aktivistëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat