back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 4 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëHita reagon pas tragjedisë në Maliq/ "Ngjarja na la pa fjalë"

Hita reagon pas tragjedisë në Maliq/ “Ngjarja na la pa fjalë”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, reagoi publikisht pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën në krye të detyrës efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur rëndë kolegu i tij, Edison Adri.

Pas vizitës që zhvilloi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor efektivi i plagosur, Hita shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut, duke e cilësuar ngjarjen si një prej momenteve më të vështira për Policinë e Shtetit.

“Humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba, një familjar të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, punonjësin e saj në shërbim të qytetarëve. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore,” deklaroi Hita.

Kryepolici bëri me dije gjithashtu se edhe autori i dyshuar i sulmit ndaj policisë, Violand Braçellari, ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës, nën masa sigurie.

“Edhe personi në kërkim, për neutralizimin dhe kapjen e të cilit ishte organizuar operacioni, është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës”, u shpreh ai.

Në fund të deklaratës së tij, Hita nuk fshehu emocionet për humbjen e efektivit, duke theksuar se bëhej fjalë për një ngjarje që e kishte lënë pa fjalë.

“Është vërtet nga ato ngjarje e cila të lë pa fjalë dhe që unë s’do doja sot të isha para jush”, përfundoi drejtori i Policisë së Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat