KreuAktualitetPolitikaBerisha prezanton kandidatët për Kryesinë e PD-së/ Emrat që garojnë

Berisha prezanton kandidatët për Kryesinë e PD-së/ Emrat që garojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë listën e kandidatëve për Kryesinë e Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke theksuar se do të respektohet objektivi për përfaqësimin e grave dhe të rinjve në organin drejtues.

“Njëlloj si në Kuvendin Kombëtar, do t’i kemi veçmas kandidaturat e të rinjve dhe të zonjave. Objektivi do të realizohet”, deklaroi Berisha.

Për kategorinë e grave u prezantuan këto kandidatura: Adriana Tolka, Alketa Mukadelati, Armanda Zeqiri, Denisa Kele, Eda Grimçi, Edith Harxhi, Eleina Qirici, Enkelejda Sallaku, Fatmira Kola, Floriana Garo, Ilda Zhulali, Ilirjana Kuçana, Lili Sulaj, Mimoza Hajdarmataj dhe Mirela Tabaku. Nga kjo listë do të zgjidhen gjashtë anëtare të Kryesisë.

Për kategorinë e të rinjve u propozuan Andia Ulliri, Anxhelo Karalliu, Arlind Ahmetaj, Arnold Kariqi, Arsen Dushku, Çajup Shehaj, Desada Xhetani, Erges Eskiu, Eva Metaj, Fatjon Bathorja, Glauk Olldashi, Xhonatan Pano, Julian Beqiri, Jurgen Spaho, Kristina Gjoka, Laviola Guma, Loreanca Hoxha, Mario Runa, Neada Stana, Nikola Kedhi, Nikolin Çali, Rezenbrik Serjani, Tedi Kopliku, Xhorxhia Niço dhe Xhulja Xhekaj. Nga këto kandidatura do të zgjidhen gjashtë përfaqësues, tre vajza dhe tre djem.

Ndërkohë, për kategorinë e kandidatëve të tjerë, Berisha prezantoi emrat: Alfred Lela, Arjan Ndoja, Asllan Dogjani, Atird Hoxha, Aurel Bylykbashi, Bislim Ahmetaj, Dorian Teliti, Edi Paloka, Enri Çeno, Ervin Minarolli, Fidel Kreka, Fisnik Qosja, Gazmir Spahija, Gent Strazimiri, Gjin Gjoni, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti, Keltis Kruja, Lefter Gështenja, Luan Baçi dhe Lefton Kodhelaj.

Në përfundim të prezantimit, Berisha u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar t’i besojnë procesin Komisionit të Zgjedhjeve, i përbërë nga Gazment Bardhi, Ivi Kaso dhe Nada Meçorapaj, të cilët do të administrojnë procesin e votimit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat