Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.
Trupa gjykuese ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të gjykatave, ndërsa ndaj Ballukut vijon të jetë në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë territorit të vendit.
Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon masat e vendosura ndaj ish-zëvendëskryeministres, e cila mbetet e pezulluar nga ushtrimi i funksioneve publike deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.



