KreuAktualitetPolitikaSurpriza në Kuvend/ Braçe “thyen” rreshtimin socialist

Surpriza në Kuvend/ Braçe “thyen” rreshtimin socialist

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimet janë shoqëruar me një qëndrim ndryshe nga deputeti socialist Erion Braçe.

Opozita nuk mori pjesë në votime, pasi vijoi bojkotin e seancës plenare, ndërsa në radhët e mazhorancës Braçe votoi kundër një prej nismave dhe abstenoi në një tjetër.

Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” u miratua me 71 vota pro, një abstenim dhe një kundër. Abstenimi ishte i deputetit Erion Braçe, ndërsa kundër votoi deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë, projektligji “Për censin e bujqësisë” mori 77 vota pro dhe një votë kundër, e cila ishte sërish e deputetit Kapri.

Edhe ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e kimikateve” u miratuan me 78 vota pro dhe një kundër, ndërsa projektligji për akuakulturën kaloi me 76 vota pro dhe një kundër. Në të dyja rastet vota kundër ishte e deputetit Erald Kapri.

Projektligji “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” ishte i vetmi që mori dy vota kundër, nga Erion Braçe dhe Erald Kapri. Nisma u miratua me 78 vota pro.

Këto votime shënuan një nga rastet e fundit ku deputeti socialist Erion Braçe është pozicionuar ndryshe nga shumica e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për çështje që lidhen me politikat bujqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat