KreuAktualitetKronikë"Paratë i mori drejtoresha"/ Zbardhen deklaratat për skandalin me 69 milionë lekë...

“Paratë i mori drejtoresha”/ Zbardhen deklaratat për skandalin me 69 milionë lekë në Postën e Durrësit

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ngjarje për të cilën tre zyrtare janë arrestuar dhe pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarat, ndërsa mbrojtja ka kërkuar një masë më të butë, “detyrim paraqitjeje”. Në këtë përballje me gjykatën janë dhënë edhe deklarata të reja nga të arrestuarat.

Shefja e financës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Valbona Hoti Duni, ka deklaruar se nuk i ka mbajtur ajo paratë e munguara. Sipas pretendimit të saj, shumën prej 69 milionë lekësh e ka marrë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, në zyrën e saj.

Ndërkohë, ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, nuk ka dhënë një shpjegim për fatin e shumës së konsiderueshme financiare. E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar paratë, ajo mësohet të jetë përgjigjur se nuk ka dijeni.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026 nuk kanë arkëtuar në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë një shumë prej 69 milionë lekësh të rinj.

Hetimi vijon për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes, rolin e secilës prej personave të përfshirë dhe destinacionin përfundimtar të parave të munguara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat