KreuAktualitetEkonomiaKur zyrtarizohet euro në Shqipëri?

Kur zyrtarizohet euro në Shqipëri?

Euroja pritet të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ky parashikim është përfshirë në projektligjin e ri për “Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton hapat që duhet të ndërmerren për përshtatjen e sistemit monetar shqiptar me atë evropian.

Sipas draftit, pas kalimit në monedhën e përbashkët evropiane, euroja do të përdoret për transaksionet e përditshme, kreditë, depozitat bankare dhe aktivitetet e tjera financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

Një pjesë e rëndësishme e projektligjit lidhet me rolin e Bankës së Shqipërisë në procesin e integrimit monetar. Në kapitullin XV parashikohet se institucioni qendror do të ketë përgjegjësinë për futjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe për përshtatjen e elementeve të dizajnit të monedhave në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Kalimi te euroja do të sjellë ndryshime edhe në mënyrën e administrimit të rezervave valutore të vendit. Projektligji parashikon rregullimin e marrëdhënieve financiare dhe operacionale me Eurosistemin, përfshirë transferimin dhe menaxhimin e një pjese të rezervave valutore pranë Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë të administrohet sipas rregullave të përcaktuara.

Ndryshimet ligjore synojnë të krijojnë bazën për integrimin e Bankës së Shqipërisë në strukturat monetare evropiane dhe përafrimin e saj me funksionimin e Bankës Qendrore Evropiane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat