KreuDrejtësiaSokol Sadushi i pret krahët Erion Veliajt

Sokol Sadushi i pret krahët Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kishte kundërshtuar vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit. Si pasojë, mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i marrë më 29 prill.

Vendimi për pezullimin e afateve të paraburgimit ishte marrë nga GJKKO gjatë dy seancave gjyqësore, në të cilat Veliaj nuk ishte i pranishëm. Mungesa e tij, sipas njoftimit të bërë nga vetë kryebashkiaku, lidhej me parregullsi të krijuara nga Drejtoria e Burgut të Durrësit.

Veliaj e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim, duke theksuar se në të dyja seancat ka qenë i përfaqësuar rregullisht nga mbrojtësi i tij ligjor, çka sipas tij nuk justifikon pezullimin e afateve të paraburgimit.

Ndërkohë, praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit në një proces gjyqësor, për shkak të mungesës së njërit prej tyre, ka nxitur debat në radhët e juristëve dhe ekspertëve të drejtësisë.

Avokatët kanë kërkuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se kjo praktikë cenon të drejtat individuale të të pandehurve dhe mund të sjellë zgjatje të pajustifikuar të qëndrimit në paraburgim për persona që nuk kanë përgjegjësi për vonesat procedurale.

Sipas legjislacionit në fuqi, çdo ditë e kaluar në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysmë burgim, duke ndikuar drejtpërdrejt në përllogaritjen e dënimit përfundimtar në rast të një vendimi fajësie.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat