KreuDrejtësiaPunësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Dënohen dy ish-zyrtarët e AMP-së

Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Dënohen dy ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas vendimit të gjykatës, të dy janë dënuar me nga 9 muaj burgim. Për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie për secilin.

Megjithatë, trupi gjykues ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e zëvendësuar atë me masën alternative të shërbimit të provës për një periudhë njëvjeçare.

Hetimet ndaj dy ish-zyrtarëve nisën pas dyshimeve se nuk kishin zbatuar procedurat dhe detyrimet ligjore gjatë procesit të punësimit në AMP të Muçi Shaljanit.

Emri i Shaljanit u bë i njohur pas atentatit të ndodhur në Rinas në nëntor të vitit të kaluar, ku ai mbeti i vrarë së bashku me Gilmando Danin. Për ngjarjen e rëndë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Njoftim Për Shtyp Datë 22 Korrik 2026

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat