KreuAktualitetSocialeNdryshime në ligjin për Turizmin/ Ndalohen ndërtimet gjatë sezonit, garantohet akses i...

Ndryshime në ligjin për Turizmin/ Ndalohen ndërtimet gjatë sezonit, garantohet akses i lirë në plazh

Kuvendi pritet të shqyrtojë në seancën plenare të së enjtes ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, të cilat synojnë rritjen e standardeve në zonat turistike dhe mbrojtjen e interesit të pushuesve.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur përmes një videomesazhi se një nga ndryshimet kryesore lidhet me ndalimin e proceseve të ndërtimit gjatë sezonit turistik në zonat bregdetare dhe pranë strukturave akomoduese.

Sipas Ballës, masa vjen pas ankesave të shumta nga qytetarët për zhurmat dhe shqetësimet e krijuara nga punimet gjatë periudhës së pushimeve verore. Ai deklaroi se aty ku bashkitë nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem përmes vendimeve të tyre, ndërhyrja do të bëhet përmes ligjit.

Një tjetër pikë e rëndësishme e ndryshimeve të propozuara është garantimi i aksesit të lirë në plazhe. Sipas projektligjit, subjektet që administrojnë stacione plazhi do të kenë detyrimin të sigurojnë kalimin e lirë të qytetarëve drejt bregut të detit, si dhe lëvizjen përgjatë vijës bregdetare dhe hapësirave publike.

Projektligji parashikon gjithashtu ndalimin e vendosjes së gardheve, mureve, barrierave apo çdo pengese tjetër fizike që kufizon hyrjen e qytetarëve në plazhe.

Balla tha se ndryshimet synojnë t’i japin fund praktikave të bllokimit të aksesit në zonat bregdetare dhe të garantojnë që plazhet publike të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat