KreuDrejtësia“Më kanë futur në hasmëri dhe duan të më vrasin”/ Ylli Zalla...

“Më kanë futur në hasmëri dhe duan të më vrasin”/ Ylli Zalla akuzon policinë në gjykatë

Ylli Zalla ka deklaruar në seancën e sotme gjyqësore se nuk është arrestuar në tentativë për t’u larguar, por se është vetëdorëzuar dhe po priste ardhjen e forcave të Policisë.

“Jam vetëdorëzuar. I prisja që të vinin. Isha aty afër”, ka deklaruar Zalla para gjykatës.

Gjatë seancës, ai ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe strukturave të policisë në Tiranë dhe Krujë. Zalla pretendoi se ndërhyrjet e policisë kanë përkeqësuar situatën me personat e zonës dhe se ndaj tij është ushtruar presion.

“Policia e Shtetit, Policia e Tiranës dhe e Krujës më kanë futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Zalla u arrestua më 17 gusht në Krujë, pas një operacioni policor. Në seancën e zhvilluar sot, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi u kundërshtua nga avokati i tij, Dritan Gina, i cili argumentoi se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri të lartë për t’iu nënshtruar masës së arrestit në burg, duke theksuar se ai është dorëzuar vetë.

Tashmë, pretendimet e Zallës ndaj policisë dhe rrethanat e vetëdorëzimit të tij pritet të jenë pjesë e hetimit dhe të vlerësohen nga organet përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat