KreuAktualitetEkonomiaDobësohen valutat në treg/ Sa këmbehen dollari, euro, franga dhe paundi?

Dobësohen valutat në treg/ Sa këmbehen dollari, euro, franga dhe paundi?

Monedhat kryesore të huaja e kanë nisur këtë të mërkurë me rënie në tregun vendas, duke humbur pikë në raport me lekun.

Dollari amerikan vijon të dobësohet përballë monedhës vendase. Sipas kursit të këmbimit, një dollar blihet sot me 79.3 lekë dhe shitet me 80.6 lekë.

Edhe euro ka shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë. Monedha europiane blihet me 92.1 lekë dhe shitet me 93.1 lekë.

Në të njëjtën linjë është edhe franga zvicerane, e cila është kuotuar sot në 97.6 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje.

Rënie ka regjistruar edhe paundi britanik. Ai blihet këtë mëngjes me 107.4 lekë dhe shitet me 108.7 lekë.

Kështu, të katër monedhat kryesore kanë shfaqur dobësim ndaj lekut në tregun e brendshëm valutor gjatë mëngjesit të kësaj të mërkure.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat