KreuDrejtësiaValë ndryshimesh në Policinë e Shtetit/ Emrat e drejtuesve të rinj

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit/ Emrat e drejtuesve të rinj

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, duke sjellë emërime dhe transferime në disa drejtori vendore, por edhe në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar në krye të kësaj drejtorie, duke marrë detyrën e Drejtorit të Policisë Vendore të Elbasanit.

Në këtë post ishte Fatmir Hoxha, i cili tashmë largohet nga drejtimi i Policisë së Elbasanit. Hoxha është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lëvizje janë bërë edhe në Berat dhe Korçë.

Drejtuesi Luigj Vathi, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Në të njëjtën kohë, Gëzim Zhupaj, që drejtonte Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai është emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Ndryshimet kanë prekur edhe strukturat e Policisë së Tiranës. Kryekomisari Dashnor Muhaj, i cili mbante detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme.

Muhaj do të ushtrojë funksionin e Specialistit për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

Lëvizjet e reja prekin kështu disa prej strukturave të rëndësishme të Policisë së Shtetit, me ndryshime në drejtimin e policive vendore dhe sistemimin e disa drejtuesve në strukturat qendrore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat