KreuAktualitetKronikëPërplasje me tone të forta jashtë SPAK-ut/ Qytetarja akuzon Malltezin: Vodhe gjithë...

Përplasje me tone të forta jashtë SPAK-ut/ Qytetarja akuzon Malltezin: Vodhe gjithë tokën e fisit

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është përfshirë sot në një përplasje verbale me një qytetare jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Teksa Malltezi ndodhej jashtë SPAK-ut, qytetarja e akuzoi atë se kishte marrë tokën e fisit të tij.

“Ti more gjithë tokën e fisit ore. Gjithë tokën e fisit e more ti”, dëgjohet t’i thotë qytetarja Malltezit.

Ky i fundit i është përgjigjur duke e quajtur atë “mashtruese” dhe “ordinere”.

“Është tokë e Petrelës kjo këtu. Është tokë e tironsve. Toka që është këtu është tokë e Petrelave”, tha Malltezi.

Përplasja vijoi me akuza dhe kundërakuza mes tyre.

“Ordiner je ti. Unë jam me faqe të bardhë”, iu përgjigj qytetarja.

“Ti je mashtruese ordinere”, i tha Malltezi.

Në fund, qytetarja e akuzoi sërish Malltezin se kishte marrë tokën e fisit.

“Ti ore ti, që vodhe gjithë tokën e fisit”, dëgjohet të thotë ajo.

Malltezi është aktualisht në një proces gjyqësor për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin e kullave të banimit në këtë pronë. Ai është gjithashtu në proces gjyqësor me botuesin Carlo Bollino lidhur me një çështje që ka të bëjë me tokën shtetërore ku është ndërtuar Report TV.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat