Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Disa protestues të mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë dalë para kamerave duke treguar disa objekte që pretendojnë se janë plumba gome të përdorur nga policia gjatë përplasjeve.
Sipas protestuesve, objektet janë përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës, në një moment kur situata para ministrisë është përshkallëzuar.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për natyrën e objekteve të paraqitura nga protestuesit apo për rrethanat në të cilat janë përdorur.
Protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.



