KreuDrejtësiaVideo-Hita paralajmëron për thirrjet në Telegram/ Flet për plumbat e gomës

Video-Hita paralajmëron për thirrjet në Telegram/ Flet për plumbat e gomës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë bilancin e masave të marra pas protestave të dhunshme, duke njoftuar se 167 persona janë arrestuar, ndërsa 388 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në një konferencë për mediat, Hita bëri të ditur se janë pezulluar edhe shtatë punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave.

“Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor”, deklaroi Hita.

Ai theksoi se punonjësit e Policisë janë udhëzuar të zbatojnë procedurat standarde gjatë ndërhyrjeve, duke mohuar se u është dhënë urdhër për të vepruar në kundërshtim me rregullat. Sipas tij, përdorimi i mjeteve policore bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe në varësi të përshkallëzimit të situatës.

Gjatë protestave, sipas bilancit të paraqitur nga Hita, janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera, ndërsa 132 punonjës policie janë dëmtuar.

Hita, shtoi se policia do të veprojë me forcën e ligjit. Një thirrje e kishte edhe për prindërit, duke iu thënë se duhet që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në akte dhune.

“Asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër që të tejkalojë kompetencat. Në rrjete sociale ka thirrje për dhunë ndaj policëve. Policia do të veprojë me forcën e ligjit. U bëj thirrje protestuesve që të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe se ata nuk përfaqësojnë studentët. U bëj thirrje prindërve dhe familjarëve, që të mos lejojnë fëmijët, që të protestojnë në mënyrë të dhunshme. Policia do vazhdojë të zbatojë ligjin dhe të mbrojë pronën dhe jetën e qytetarëve”, tha Hita.

Kreu i Policisë foli edhe për thirrjet në rrjetet sociale, veçanërisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram, ku sipas tij nxitet dhuna ndaj uniformave blu. Ai tha se në këto grupe janë publikuar mesazhe që bëjnë thirrje për sulme me sende të forta, lëndë djegëse dhe plasëse, si dhe për djegien e automjeteve të Policisë.

Sipas Hitës, strukturat policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave që dyshohet se janë përfshirë në këto veprime.

Ndërsa Policia thekson dëmet ndaj institucioneve dhe pronës publike e private, pezullimi i shtatë punonjësve tregon se janë ngritur edhe dyshime për mënyrën se si është ushtruar detyra nga disa efektivë gjatë protestave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat