KreuAktualitetKronikëVideo-Protesta jashtë kontrollit/ Flakët përfshijnë një pjesë të Gjykatës së Lartë

Video-Protesta jashtë kontrollit/ Flakët përfshijnë një pjesë të Gjykatës së Lartë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta e sotme është përshkallëzuar, ndërsa janë raportuar incidente me zjarr në zonën pranë Gjykatës së Lartë.

Sipas pamjeve filmike, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës së Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, raportohet se një automjet i parkuar pranë institucionit ka marrë flakë, ashtu si edhe koshat e mbeturinave në zonë.

Situata vjen në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe Policisë janë rritur, ndërsa efektivët po ndërhyjnë për të vënë situatën nën kontroll.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për shkallën e dëmeve në godinën e Gjykatës së Lartë apo për persona të lënduar nga incidentet. Rrethanat se si nisën flakët mbeten për t’u sqaruar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat