Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.
Sipas informacionit të bërë publik, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve deri në janar të vitit 2027.
Ish-zëvendëskryeministrja është nën hetim për disa procedura prokurimi publik, mes tyre tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës. Hetimet përfshijnë të paktën tetë raste të dyshuara të shkeljes së barazisë në tendera.
Në kuadër të çështjes, Balluku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Hetimet lidhen gjithashtu me periudhën kur ajo drejtonte kompaninë shtetërore Albcontrol.
Ndaj saj rëndon edhe akuza për pastrim të produkteve të veprës penale, e njohur ndryshe si pastrim parash.
Zgjatja e hetimeve i jep SPAK-ut më shumë kohë për të vijuar veprimet hetimore dhe për të mbledhur prova lidhur me procedurat e dyshuara të prokurimit.



