KreuAktualitetKronikëVIDEO/ Spitali i Traumës mbetet në errësirë, ende nuk dihet shkaku

VIDEO/ Spitali i Traumës mbetet në errësirë, ende nuk dihet shkaku

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Spitali i Traumës në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike. Pamjet e siguruara nga Vox News tregojnë ambientet e spitalit në errësirë, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për shkaqet e ndërprerjes.

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spitalin e Traumës vjen në një moment të ndjeshëm, pasi në këtë strukturë shëndetësore po marrin trajtim mjekësor efektivë policie dhe protestues të lënduar gjatë protestës në kryeqytet.

Pamjet  tregojnë ambientet e spitalit pa ndriçim, duke ngritur pikëpyetje mbi situatën në këtë institucion shëndetësor.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse ndërprerja e energjisë ka ndikuar në trajtimin e pacientëve apo në funksionimin e shërbimeve mjekësore.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen dhe nëse janë aktivizuar sistemet rezervë të furnizimit me energji elektrike.

Pritet një informacion zyrtar për të sqaruar situatën dhe për të kuptuar nëse kjo ndërprerje ka sjellë pasoja për shërbimin shëndetësor në Spitalin e Traumës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat