KreuAktualitetKronikëProtesta/ Të rinjtë e maskuar sulmojnë me gurë Ministrinë e Arsimit

Protesta/ Të rinjtë e maskuar sulmojnë me gurë Ministrinë e Arsimit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi disa të rinj të maskuar kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës së institucionit.

Të rinjtë, të cilët kanë vendosur kapuçë për të mos u identifikuar, po marrin gurë nga trotuari dhe i hedhin drejt ndërtesës. Godina e ministrisë ka pësuar dëmtime edhe gjatë protestave të mëparshme, ndërsa shenjat e tyre janë ende të dukshme.

Pavarësisht se në katin e parë janë vendosur mbrojtëse hekuri për të parandaluar dëmtime të tjera, kjo nuk i ka ndalur protestuesit të godasin drejt institucionit.

Situata është tensionuar më tej pasi disa prej të rinjve kanë hyrë edhe në oborrin e Ministrisë së Arsimit.

Protesta vijon, ndërsa ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo për masa të tjera të marra në vendngjarje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat