KreuAktualitetPolitikaPërplasja për “Antifa”-n/ Berisha: Rama po përpiqet të njollosë protestën studentore

Përplasja për “Antifa”-n/ Berisha: Rama po përpiqet të njollosë protestën studentore

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar dhunën gjatë protestave në Tiranë si të orkestruar dhe të lidhur me lëvizjen “Antifa”.

Në një deklaratë, Berisha tha se në protestën e studentëve nuk ka asnjë element të kësaj lëvizjeje, duke e cilësuar atë si një lëvizje kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Ramës.

“Asnjë element të ANTIFA-s. Zero. Lëvizja është kundër vjedhjeve të tmerrshme të tij”, deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin se po përpiqet ta paraqesë protestën studentore si një lëvizje anarkiste, me qëllim që të largojë vëmendjen nga pakënaqësitë ndaj qeverisë. Sipas tij, protestuesit janë studentë dhe gjimnazistë që kundërshtojnë korrupsionin, varfërinë dhe atë që ai e cilësoi si një diktaturë.

Berisha kundërshtoi gjithashtu pretendimet e Ramës për lidhje të protestuesve me elementë të jashtëm dhe grupe kriminale. Ai pretendoi se përpjekjet për ta lidhur protestën me “Antifa”-n kanë dështuar, duke përmendur edhe incidentet pranë selisë së Partisë Demokratike.

Berisha: Studentët përballen me një diktaturë

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u ndal te kërkesat ekonomike dhe sociale të studentëve, duke përmendur bursën prej 100 eurosh dhe vështirësitë ekonomike të pensionistëve.

“A i dëgjuat studentët, 100 euro bursë, çfarë do bëj unë me 100 euro?”, u shpreh ai, duke kritikuar mbështetjen financiare që u ofrohet të rinjve.

Berisha akuzoi qeverinë se nuk po bën mjaftueshëm për pensionistët dhe qytetarët në vështirësi ekonomike. Ai pretendoi se një pjesë e pensionistëve nuk kanë mundësi të përballojnë as shpenzimet për ilaçe dhe faturat e energjisë elektrike e ujit.

Në vijim, kreu i PD-së kritikoi edhe mënyrën se si Rama është shprehur më herët për një nënë me fëmijë autik. Berisha e cilësoi sjelljen e kryeministrit si përçmuese dhe vlerësoi përpjekjet e prindërve që kujdesen për fëmijët me autizëm.

Deklaratat e Berishës vijnë pas akuzave të Ramës se dhuna gjatë protestave është e organizuar dhe se pas saj qëndrojnë elementë të jashtëm, grupe kriminale dhe mbështetës të lëvizjes “Antifa”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat