Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
GJKKO ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë më 29 tetor edhe në mungesë të avokatëve mbrojtës, nëse këta të fundit do të vazhdojnë bojkotin kundër rregullores së re të gjykatës.
Vendimi vjen në një kohë kur avokatët kanë ndërprerë pjesëmarrjen në seanca në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re, duke vënë në pikëpyetje vijimin normal të proceseve gjyqësore.
Trupa gjykuese ka përcaktuar se, nëse mbrojtësit nuk paraqiten edhe në seancën e radhës, gjykimi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi do të vijojë sipas vendimit të marrë nga gjykata.
Përplasja mes avokatëve dhe GJKKO-së për rregulloren e re ka sjellë bojkot të seancave, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mbrojtja do të rikthehet në sallën e gjyqit përpara datës 29 tetor.
Në të kundërt, procesi do të vijojë në kushtet e përcaktuara nga trupa gjykuese, pavarësisht mungesës së avokatëve.



