Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Protesta në Tiranë është shoqëruar me akte vandalizmi gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Disa prej tyre u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa kanë thyer xhamat e disa bizneseve.
Një nga incidentet është regjistruar në zonën e “Vasil Shantos”, ku protestuesit kanë thyer xhamat e një banke të nivelit të dytë dhe kanë shkatërruar bankomatin e saj. Po ashtu, është dëmtuar edhe një biznes tjetër, nga i cili protestuesit janë larguar pasi kanë thyer xhamat.
Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë nxjerrë kazanët e mbeturinave në mes të rrugës, duke i përdorur si barriera, ndërsa kanë hedhur edhe barrierat metalike të vendosura në trotuare.
Incidentet janë regjistruar ndërsa protesta vijon prej disa orësh në Tiranë, me përplasje dhe dëmtime të pronës përgjatë itinerarit të marshimit.



