KreuAktualitetPolitikaAlarm në Evropë para festave të fundvitit/ SHBA paralajmëron për sulme dhe...

Alarm në Evropë para festave të fundvitit/ SHBA paralajmëron për sulme dhe kërcënime me bomba

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Evropë, duke paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të sulmeve terroriste dhe kriminalitetit gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Në njoftimin e publikuar më 18 nëntor 2026, ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në ambientet ku pritet të ketë grumbullime të mëdha njerëzish, pasi ato mund të jenë objektiva të mundshme të grupeve terroriste apo personave që veprojnë të vetëm.

Sipas paralajmërimit, vëmendje e veçantë duhet treguar në tregjet e festave, qendrat tregtare, nyjet e transportit, vendet e adhurimit fetar, zonat turistike dhe hapësirat e tjera publike. Ambasada thekson se sulmet mund të ndodhin me pak ose aspak paralajmërim.

Përveç rrezikut të sulmeve, autoritetet amerikane paralajmërojnë edhe për ndërprerje të mundshme të transportit dhe të aktivitetit të përditshëm në vende të ndryshme të Evropës. Në fokus janë protestat dhe grevat, të cilat sipas ambasadës janë shënuar më shpesh gjatë muajve të fundit.

Një tjetër shqetësim i ngritur në njoftim janë kërcënimet e rreme për bomba, të cilat gjatë muajit nëntor kanë shënjestruar aviacionin civil në disa vende evropiane, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve.

Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë që udhëtojnë gjatë festave të fundvitit u kërkohet të ndjekin zhvillimet në mediat lokale, të informohen për situatën në destinacionet ku ndodhen dhe të respektojnë udhëzimet e policisë dhe autoriteteve të emergjencave.

Në fund, Ambasada e SHBA-së i inkurajon qytetarët amerikanë që ndodhen jashtë vendit të regjistrohen në programin STEP (Smart Traveler Enrollment Program), për të marrë njoftime dhe përditësime mbi situatën e sigurisë në vendet ku udhëtojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat