KreuAktualitetBotaZelensky merr përgjegjësinë për sulmin në Libi/ "Fundosëm korvetën ruse me 7...

Zelensky merr përgjegjësinë për sulmin në Libi/ “Fundosëm korvetën ruse me 7 dronë detarë”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë detarë ndaj një anijeje ushtarake ruse në portin e Bengazit, në Libinë lindore. Sipas tij, operacioni përfundoi me fundosjen e korvetës ruse “Merkury”, ndërsa u goditën edhe dy mjete të tjera.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky bëri të ditur se në operacion u përdorën shtatë dronë detarë të prodhimit ukrainas. Ai e cilësoi sulmin si pjesë të operacioneve kundër agresionit rus dhe të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës.

“Ne vazhdojmë operacionet tona në ujërat e përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit rus dhe po zhvillojmë armët ukrainase”, deklaroi presidenti ukrainas.

Objektiv kryesor i sulmit ishte korveta ruse “Merkury”, një prej anijeve më të reja të flotës së Moskës, e cila kishte hyrë në shërbim në vitin 2023. Por sipas Zelenskyt, goditjet nuk u kufizuan vetëm te kjo anije.

Gjatë operacionit u godit edhe anija ruse e transportit të mallrave MV Angara, për të cilën presidenti ukrainas pretendon se përdorej për transportimin e armëve. Gjithashtu, sipas tij, u shkatërrua një helikopter ushtarak i tipit Ka-27.

Zelensky falënderoi Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe forcat e tjera të mbrojtjes që morën pjesë në operacion, duke theksuar se objektivat e përcaktuara ishin arritur.

Ndërkohë, sipas agjencisë Associated Press, shpërthime të fuqishme u dëgjuan herët të dielën në bazën detare të Bengazit, ndërsa nga zona ushtarake u panë flakë dhe shtëllunga tymi.

Dy zyrtarë ushtarakë libianë i thanë AP-së se korveta ruse ishte goditur nga dronët ukrainas. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake të autoriteteve libiane, gjashtë dronë ishin drejtuar drejt anijes, katër prej të cilëve u interceptuan, ndërsa dy arritën të godisnin objektivin.

Në momentin e sulmit, anija ruse ndodhej në port për furnizim me karburant dhe pajisje, në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me autoritetet që kontrollojnë Libinë lindore.

Pas incidentit, autoritetet libiane njoftuan nisjen e një hetimi të përbashkët me Rusinë për të përcaktuar rrethanat e sulmit, burimin dhe autorët e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat