back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaRegjistruan një pronë me dokumente false/ Arrestohet ish-drejtuesi i AKSH në Durrës

Regjistruan një pronë me dokumente false/ Arrestohet ish-drejtuesi i AKSH në Durrës

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ardian Kona, 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat