back to top
20.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeAlarm ushqimor/ Krem lajthie me salmonelë në treg, thirrje për kthim urgjent

Alarm ushqimor/ Krem lajthie me salmonelë në treg, thirrje për kthim urgjent

Një tjetër rast shqetësues për sigurinë ushqimore është sinjalizuar nga sistemi europian i alarmit të shpejtë RASFF, i cili ka identifikuar një produkt të kontaminuar me bakterin Salmonella spp, të importuar nga Gjermania në Shqipëri.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për kremin e lajthisë me kakao “Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème” (300 gram), i cili konsiderohet me rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Produkti është importuar nga kompania “Lengo Group”, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë menjëherë verifikimet përkatëse pranë subjektit.

Nga kontrollet rezulton se janë importuar gjithsej 18.3 kilogramë të këtij produkti, të cilat janë bllokuar dhe janë destinuar për asgjësim. Megjithatë, një pjesë prej 8.7 kilogramësh është shitur tashmë tek konsumatorët.

Sipas AKU-së, subjekti tregtues ka kryer njoftimin përkatës në ambientet e shitjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë menjëherë në pikat ku e kanë marrë.

Autoritetet theksojnë se rasti përbën një rrezik serioz për shëndetin publik dhe kërkojnë vigjilencë maksimale nga konsumatorët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat