Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Legalizimet janë detyra shtëpie për të hyrë në BE.
Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga kryeministri Edi Rama në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen.
“Ne nuk jemi kujtuar tani, por që ditën e parë që jemi në detyrë, por në çdo hap të rrugës dhe çdo hap ka sfida të reja. Edhe duke folur për pronën, ne kuptojmë dy gjëra, ajo që është bërë është shumë voluminoze, por krejt e pamjaftueshme për pikëngritjen.
Po thosha që është themelore të kuptohet që për sa kohë pikëngritja jonë është BE, atëherë volumi i punës është jo vetëm i madh, por shumë i madh, sepse janë detyra shtëpie që duhet ti bëjmë që të hyjmë në shtëpinë e BE”, ka thënë Rama.



