back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 16 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalla ftesë opozitës: Bashkëpunoni për çështjet kyçe

Balla ftesë opozitës: Bashkëpunoni për çështjet kyçe

Gjatë një fjalimi në Kuvend, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, bëri thirrje për kthimin e normalitetit në punimet parlamentare dhe për thellimin e bashkëpunimit për çështjet kyçe, përfshirë ato që ndikojnë në rrugën europiane të Shqipërisë.

Lidhur me akuzat e opozitës se mazhoranca për 30 ditë ka penguar opozitën pa ligj të mos marrë pjesë në seancat plenare, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Balla u shpreh:

“Tani e dëgjova me kujdes kolegun, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z.Bardhi i cili, ju referua një vendimi të Gjykatës Administrative. Tani që të jemi korrekt me publikun, kemi përpara një vendim të Gjykatës Administrative me ekzekutim të përkohshëm dhe ky vendim i Gjykatës Administrative nuk ka rrëzuar thelbin pra, ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën”, u shpreh ministri Balla.

Balla ftoi opozitën të rikthehet në rrjedhën normale të punimeve, duke thënë se Kuvendi ka nevojë për një fokus të përbashkët mbi transpozimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjet e tjera kritike për Shqipërinë.

“Miqësisht e them, një prej detyrave imediate të Kuvendit edhe në një aspekt të rrugës Europiane të Shqipërisë është transpozimi i vendimeve të GjykatësKushtetuese. Kemi një diskutim nesër në Këshillin  e Legjislacionit mbi vendimine Gjykatës Kushtetuese përsa i përket taksimit të profesioneve të lira. Eshtë diçka që qeveria tanimë e ka dhënë pozicionin e vet dhe nesër në Këshillin e Legjislacionit t’i japim drejtim për t’a adresuar këtë çështje”, përfundoi Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat