back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Ministri Hoxha dhe Proda, pjesë e bandës së Durrësit dhe Elbasanit”/ Akuza...

“Ministri Hoxha dhe Proda, pjesë e bandës së Durrësit dhe Elbasanit”/ Akuza të rënda nga Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar rëndë Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Sipas Bardhit, Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda është “ushtar i bandave të Elbasanit”.

“Zotëria ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit.

Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj”, ka thënë Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat