back to top
3.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Taulant Balla duhej të dënohej me 30 vite burg

Berisha: Taulant Balla duhej të dënohej me 30 vite burg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e cilësuar si “një nga delinkuentët kryesorë të politikës shqiptare”.

Sipas Berishës, Balla, i lidhur me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ka kryer veprime penale të rënda dhe për këtë arsye duhej të dënohej me të paktën 30 vite burg. Berisha pretendon se dokumentet zyrtare tregojnë përfshirjen e Ballës në skema kriminale, përfshirë bashkëpunimin me individë të lidhur me krimin e organizuar.

“Taulant Toyota Yaris duhej të ishte i dënuar me të paktën 30 vite burg. Ai është porositësi i disa vrasjeve, bashkëpunëtor i ngushtë i krimit, i cili ka vepruar sipas urdhërave të Suel Çelës. Ky është një ushtar i tij, i përfshirë në aktivitetet kriminale që përfshijnë edhe tritolin e vendosur nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës,” deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së gjithashtu theksoi se Balla ka pasur biseda të regjistruara me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku diskutohet arrestimi i kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, për të garantuar aktivitet elektorale dhe votat e premtuara.

“Taulant Balla është i regjistruar, por mbrohet nga Altin Troplini, në dosjen ‘Toyota Yaris’, ku kërkon tërheqjen e aseteve të konfiskuara të bandës së Elbasanit dhe rikthimin e tyre tek policia, në mënyrë që t’i vonojë dhe t’i nxjerrë jashtë afateve ligjore. Janë të gjitha dokumente zyrtare që unë i kam paraqitur shumë herë,” tha Berisha.

Ai përfundoi deklaratën duke theksuar se Balla, pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, është një nga figurat më problematike në politikën shqiptare, duke sugjeruar lidhje të ngushta me aktivitete kriminale dhe korrupsion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat