KreuAktualitetBerisha mbështet Lapajn: Po bën maksimumin që mund të bëjë

Berisha mbështet Lapajn: Po bën maksimumin që mund të bëjë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur sot mbështetjen për protestën e nisur nga Adriatik Lapaj, duke e cilësuar si një akt të qëndrueshëm dhe të vendosur.

“Adriatik Lapaj ka filluar një protestë, për të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. Padiskutim, e mbështes aktin e tij,” tha Berisha.

Ai shtoi se Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe se është duke e realizuar këtë në mënyrë të vendosur. “Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën. Kaq mund të them për të,” deklaroi Berisha.

Protesta e Lapajt, e cila ka nisur që javë më parë jashtë kryeministrisë, synon të tërheqë vëmendjen për çështje të rëndësishme të qytetarëve dhe të vendosë presion mbi autoritetet për zgjidhjen e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat