KreuAktualitetEkonomiaNafta shtrenjtohet sërish/ Braçe kërkon masa për frenimin e çmimeve

Nafta shtrenjtohet sërish/ Braçe kërkon masa për frenimin e çmimeve

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka pësuar një tjetër rritje, duke arritur në 206 lekë për litër. Lëvizja e fundit ka sjellë reagimin e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ka kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve.

Sipas Braçes, tregtarët nuk kanë reflektuar në tregun vendas uljet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, ndërsa rritjet, sipas tij, aplikohen menjëherë.

Deputeti socialist deklaron se gjatë tre javëve të fundit, pavarësisht rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, çmimi në Shqipëri ka mbetur i pandryshuar.

Ai ka bërë një krahasim me vendet europiane, duke argumentuar se ndërsa në këto vende çmimi i karburantit në pikat e shitjes është rritur me rreth 16 cent, në Shqipëri rritja ka qenë rreth 32 cent për litër.

Braçe ka ngritur shqetësime edhe për çmimin e gazit, duke deklaruar se ai nuk ka reflektuar ulje dhe se as gjatë periudhës së funksionimit të Bordit të Transparencës nuk është marrë një vendim për këtë produkt.

Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve u krijua nga qeveria pas krizës së çmimeve të energjisë dhe naftës, me qëllim monitorimin e tregut, por më pas aktiviteti i tij u ndërpre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat