KreuAktualitetPolitikaNga gurët te gjykatat e sulmuara/ Çfarë është "Antifa" që Rama e...

Nga gurët te gjykatat e sulmuara/ Çfarë është “Antifa” që Rama e lidh me dhunën në protesta?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka lidhur dhunën e shënuar gjatë protestave në Tiranë me atë që e cilëson si ndikim të “Antifa-s”, duke pretenduar se një pjesë e të rinjve janë ideologjizuar dhe radikalizuar nën ndikimin e kësaj lëvizjeje.

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Rama e përshkroi Antifa-n si një “forcë të errët” që, sipas tij, është shfaqur në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pretendoi gjithashtu se pas dhunës që shoqëroi protestat qëndrojnë ndikime të jashtme dhe “armiq të Shqipërisë”.

Deklarata vjen pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë, ku një grup protestuesish u zhvendos nga zona e Ministrisë së Arsimit drejt Gjykatës së Apelit. Sipas raportimeve për ngjarjen, protestuesit hodhën gurë drejt godinës, thyen derën e hyrjes dhe barrierat metalike, më pas hynë brenda dhe dëmtuan disa ambiente. Gjatë incidenteve u raportua edhe për një punonjës policie të plagosur, ndërsa policia shoqëroi disa të rinj.

Megjithatë, në deklaratën e tij Rama nuk identifikoi grupe konkrete Antifa në Shqipëri dhe nuk paraqiti prova që të vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes kësaj lëvizjeje dhe dhunës gjatë protestave.

Çfarë është Antifa?

Antifa është një emërtim që përdoret për lëvizje dhe rrjete aktivistësh antifashistë, të cilët kundërshtojnë fashizmin, neonazizmin dhe ekstremizmin e djathtë. Ajo nuk funksionon si një organizatë e vetme me drejtues dhe anëtarësi të centralizuar.

Disa grupe që përdorin këtë emër janë përfshirë në përplasje të dhunshme, por kjo nuk përbën provë se protestuesit e përfshirë në incidentet në Tiranë janë pjesë e tyre.

Pra, përmendja e Antifa-s nga Rama mbetet, për rrjedhojë, pjesë e interpretimit të tij politik mbi dhunën në protesta dhe jo konfirmim se një organizatë e tillë ka organizuar apo drejtuar ngjarjet në kryeqytet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat