KreuDrejtësia“Nuk është thjesht çështje pagash”/ Dafina Hysa ngre alarmin për përplasjen qeveri-drejtësi

“Nuk është thjesht çështje pagash”/ Dafina Hysa ngre alarmin për përplasjen qeveri-drejtësi

Gazetarja dhe juristja Dafina Hysa ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar për pagat e magjistratëve dhe administratës së sistemit të drejtësisë.

Në reagimin e saj, Hysa shprehet se ajo që po ndodh nuk duhet parë thjesht si një mosmarrëveshje për pagat, pasi sipas saj, çështja prek drejtpërdrejt raportin mes qeverisë dhe drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje për ekuilibrin mes pushteteve.

“Ajo që po ndodh sot nuk duhet parë thjeshtë si një mosmarrëveshje për pagat. Është një përplasje që prek raportin mes qeverisë dhe drejtësisë, që cënon ekuilibrin e pushteteve”, shkruan Hysa.

Sipas saj, në rastet kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese vihet në diskutim ose nuk zbatohet në mënyrën e duhur, debati nuk lidhet më vetëm me nivelin e pagave të gjyqtarëve.

“Kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese vihet në diskutim apo nuk zbatohet siç duhet, pyetja nuk është më vetëm sa do të paguhen gjyqtarët, por kush vendos në një shtet të së drejtës?”, shprehet gazetarja dhe juristja.

Hysa ngre gjithashtu shqetësimin se nëse ekzekutivi interpreton, vonon apo anashkalon Kushtetutën, situata duhet të konsiderohet si një sinjal alarmi për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Nëse ekzekutivi interpreton, vonon apo anashkalon Kushtetutën, alarmi është ndezur”, shkruan ajo.

Hysa thekson rëndësinë e respektimit të ndarjes së pushteteve në një sistem demokratik.

“Sepse në demokraci, Kushtetuta vendos kufijtë mes pushteteve”, përfundon reagimin e saj Dafina Hysa.’

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat