back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKorrupsioni në inceneratorët/ Dënohet dhe lirohet Alqi Bllako

Korrupsioni në inceneratorët/ Dënohet dhe lirohet Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.

Sipas vendimit të dhënë më 4 nëntor 2025, Bllako u gjet fajtor në dy episode të veçanta korrupsioni një për përfitimin e parregullt të shumës 119,715 euro, dhe një tjetër për përfitimin 7.52 milionë lekë në favor të një shtetasi tjetër.

Fillimisht, Gjykata e dënoi me katër vite burg, por pas uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite e 8 muaj.

Gjykata vendosi gjithashtu që Bllakos t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite, ndërsa urdhëroi lirimin e tij nga paraburgimi, pasi koha e qëndrimit në burg që nga dhjetori 2023 tejkalon dënimin e dhënë.

Vendimi përfundimtar është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Atalanta Zeqiraj, ndërsa SPAK ngarkohet për ekzekutimin e vendimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat