back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaDisa sektor me rritje dyshifrore, por me paga minimale/ Ibrahimaj 230 mijë...

Disa sektor me rritje dyshifrore, por me paga minimale/ Ibrahimaj 230 mijë vende pune me paga joreale

Prej një jave qeveria po njofton biznesin që të korrigjojë deklarimin e pagave për punonjësit e tyre, pasi sipas të dhënave minimalisht janë 230 mijë vende pune me paga joreale.

Delina Ibrahimaj, ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE” thotë se informaliteti në paga është ende prezent edhe pse më i reduktuar.

Por sipas saj është e patolerueshme që disa sektorë të ekonomisë që kanë performuar mirë të mos rrisin deklarimet e pagave.

Vitet e fundit ndërtimi është një sektor që ka njohur vetëm rritje, turizmi gjithashtu është në rritje të ndjeshme. Tregtia ka patur shifra pozitive. Kemi të bëjmë me sektor me rritje gati dyshifrore. Por po të shikojmë rrogat e këtyre sektorë kryesorë të ekonomisë, vërehet se ato janë të nëndeklaruara. Nuk ka më punëtorë në ndërtim që paguhet 50 mijë lekë, madje as 60 mijë lekë. Edhe në turizëm gjithashtu pagat janë rritur në realitet por jo në letrat e biznesit dhe jo për sigurimet shoqërore. Kjo është një problematikë që duhet të korrigjuar”, tha Ibrahimaj në Vizion Plus.

Sipas ministres, çështja e formalizimit nuk lidhet vetëm me klimën ekonomike, por ka të bëjë edhe me kulturën e çdo individi dhe biznesi.

Shumë prej të vetëpunësuarve paguajnë sigurime për veten për pagë minimale dhe kjo lidhet me kulturën e gjithsecilit. Por si do të konkretizohet aksioni i qeverisë dhe si do të verifikohen pagat?

Ka analiza risku, ka të dhëna nga tregu lidhur me pagat mesatare që ofrohen, ka burime informacioni nga disa anë, të cilët nëse kryqëzohen të japin një ide se paga nuk është reale. Por kjo i takon institucioneve për ta zbatuar. Ajo që qeveria kërkon është që çdo lek i mbledhur më shumë, përtej parashikimeve dhe buxheti të miratuar, do të shpërndahet te pensionistët”, tha Ibrahimaj.

Qeveria kërkon të rrisë pensionet në vend. Rritjen kërkon ta marrë nga zyrtarizimi i pagave, pasi një pjesë e bizneseve vijojnë të punojnë me dy bordero. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat