back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniMaqedonia e Veriut, heq dorë nga ndërtimi i Korridorit 8?/ Revolta në...

Maqedonia e Veriut, heq dorë nga ndërtimi i Korridorit 8?/ Revolta në Shkup: Do të ketë pasoja negative në ekonomi dhe biznes

Deklaratat e ndryshme brenda Qeverisë dhe deklaratat e Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski kundër Korridorit 8 kanë hamendësuar edhe bizneset.

Klan Maqedoni bisedoi me kreun e OEMVP-së, Mendi Qyra lidhur me rëndësinë e Korridorit 8 dhe lehtësimet eventuale që do të sillte për bizneset, por komentuan edhe deklaratat kundërthënëse të autoriteteve qeveritare dhe mundësinë që ky korridor të mos realizohet.

Qyra thotë se OEMVP-ja ka mbështetur fuqishëm ndërtimin e dy korridoreve – Korridorit 8 dhe Korridorin 10d dhe sigurisht që qëndrojmë pas asaj se ka të bëjë me zhvillimin ekonomik.

“Ka faza përgatitore dhe shpresojmë që ky Korridor të ecë përpara sepse është shumë i rëndësishëm edhe në aspektin gjeo-strategjik por edhe aspektin ekonomik që Odës Ekonomike më së shumti i intereson. Tani, sa do të bëhet a do të bëhet a nuk bëhet, ne shpresojmë që do të bëhet për arsye se mbështetet nga faktori ndërkombëtarë nga NATO dhe institucionet euro-atlantike dhe kjo na bën të shpresojmë që do të realizohet. Ka disa kontrata të cilët nuk mund të zhbëhen ka edhe një investim prej 250 milionë të cilët nuk mund të rikthehen dhe kur marrim parasysh që është tender ndërkombëtarë, shpresojmë që do të realizohet, por këtë do e shohim më mirë gjatë përgatitjes së buxhetit të vitit 2025, se sa mjete do ndahen për këtë korridor” – tha Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike.

Për ndërtimin e Korridorit 8 dhe rëndësinë e të njejtit foli edhe biznesmeni, Xhemail Dauti, i cili menaxhon një nga kompanitë më të mëdha në vend si Dauti Komerc. Ai tregoi lehtësimet që do t`i sjell ky korridor. Sipas tij, janë të kota hamendjet brenda Qeverisë sepse ndërtimi i këtij korridori nuk mund të ndalet.

“Nuk mund të ndalet për X rethana tjera por do të zhagohet që do të ketë pasoja negative në ekonomi dhe në biznes. Pritshmëritë që ishin të biznesit në racionalizimin e harxhimeve të transportit të mallrave dhe të njerëzve janë zhgënjyese, sepse ne prisnim që një kohë më shpejtë të kryhet. Do të ketë pasoja drastike se edhe ashtu pa korridorin 8 bizneset janë duke funskionuar por ajo që korridori 8 do ti jepte një impuls shumë më të madhë rreth racionalizimit të harxhimit të transportit të brendshëm njëherë në RMV, po edhe tek përparsitë konkuruese që krijohen me portin e durësit në lëvizjen e mallrave, trans-atlantike në RMV, dhe për kompanitë e Maqedonisë dhe anasjelltas nga RMV në tregjet ndërkombëtare” – tha Xhemail Dauti, biznesmen.

Ndërkaq, gjatë intervistës së të dielës për Radion Evropa e Lirë, Kryeministri Mickoski, thotë se për dallim nga Korridori 10 për të cilën, sic thotë, ka një plan të qartë dhe obligime nga të gjitha vendet, për Korridorin 8 një gjë e tillë nuk është parë nga Bullgaria. Sipas Mickoskit ka edhe një pasqyrë të paqartë deri ku është hekurudha me Shqipërinë.

Mickoski shprehet se ekziston një dialog I nivelit të lartë, ku në Bruksel ka përfunduar sesioni parë, kurse priten sesionet tjera në Sofje dhe Shkup dhe pret që përfundimisht të finalizohet projekti. /tvklan.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat