KreuAktualitetKronikëAudiopërgjimi, trafiku i armëve dhe sulmi ndaj gazetarit/ Hoxhaj: Më bëjnë objektiv...

Audiopërgjimi, trafiku i armëve dhe sulmi ndaj gazetarit/ Hoxhaj: Më bëjnë objektiv vetëm se bëra detyrën time

Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pas publikimit të një audiopërgjimi ku përmendet emri i tij në një bisedë mes biznesmenit izraelito-shqiptar Ron Yeffet dhe dy biznesmenëve ukrainas.

Audiopër/ gjimi u publikua mbrëmjen e së hënës në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Televizion nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në reagimin e tij, Hoxhaj shprehet se përmendja e emrit të tij vjen në një kohë kur ai ka denoncuar publikisht aktivitetin e biznesmenit Ron Yeffet dhe çështje që, sipas tij, lidhen me interesin publik.

Gazetari thotë se ai dhe emisioni “Plug”, ku është pjesë e ekipit, ishin përmendur në kontekstin e diskutimeve që lidhen me trafikun e armëve, pas denoncimeve të bëra prej tij në janar të vitit 2026.

Hoxhaj kërkon gjithashtu që institucionet e drejtësisë të hetojnë çështjen dhe të garantojnë një mjedis të sigurt për ushtrimin e gazetarisë së pavarur.

Në vijim, deklarata e plotë e gazetarit Julian Hoxhaj:

Reagim për përmendjen time në audiopërgjimin e Ron Yeffet

Të dashur miq,

Mbrëmjen e të hënës, në emisionin Çim Peka Live në Syri Televizion, u publikua një audiopërgjim, ku shfaqen në bisedë biznesmeni izraelito-shqiptar Ron Yeffet dhe dy biznesmenë ukrainas. Audiopërgjimi i publikuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, është një nga ato momente ku nuk ka më vend për diskutim mbi atë që po ndodh në Shqipëri.

Sepse tashmë nuk flitet për vjedhje, korrupsion e akte korruptive. Por të funksionimit të shtetit si organizatë kriminale, ku persona me rekorde botërore bëhen pjesë të trafikut të armëve e ftohen nga Edi Rama dhe qeveria shqiptare për të bërë “gjërat e këqija”.

Nuk do ta bëja këtë reagim, nëse Roni do të vijonte të bënte punën e tij e unë të timen si gazetar, pjesë e emisionit Plug, duke denoncuar biznesmenin kontravers që gjeti pasurinë e shqiptarëve dhe zemërgjerësinë e Edi Ramës si mundësi për të plotësuar ëndrrën e tij për t’u pasuruar në pjesën e tretë të jetës, siç ai vetë preferon ta përshkruaj veten.

Unë dhe emisioni Plug përmendej në tryezat e errëta të trafikut të armëve fill pas denoncimit për pasurimin e tij me paratë e shqiptarëve, në janar 2026. Emision ku u denoncua për herë të parë ajo që po ndodh sot. Mënyra sesi qeveria shqiptare po i jepte dorë të lirë biznesmenit Ron Yeffet mbi asetet e ushtrisë shqiptare, tregtinë e armëve apo dhe lidhjet që Yeffet kishte me ish-kryeagjentin e FBI, Charles McGonigal. E bashkë me këtë të drejtë, Edi Rama e gostiste me 3 milionë euro për të filluar operacionin, shumë të cilën Ron Yeffet e nënqesh, pasi nuk i hynte në sy krahasuar me projektin që kishte nisur të zbatonte.

Sërish kjo është puna e Ronit, siç e imja të denoncoj Ronin dhe Edi Ramën sa herë që në diskutim është interesi publik.

Por këtë herë, miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, ndryshoi objektiv, bashkë me diskutimet për “gjërat e këqija” në trafikun e armëve zgjodhi të merrej edhe me mua, personalisht, vetëm se bëra dhe bëj detyrën time si gazetar.

Çdo gazetar e ka të qartë, kur i lakohet emri si bezdisës në këto “gjëra të këqija” dhe nuk ndjehet komod, por nën presion e kërcënim nga rrjetet më të errët që njeh bota, atë të trafikut të armëve!

Gjithësesi, unë do të vazhdoj të bëj detyrën time me po të njëjtën përgjegjshmëri dhe motivim si gazetar dhe si pjesë e ekipit të emisionit Plug në Syri TV. Siç Ron Yeffet duket se do të bëjë të tijën. Por të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet e drejtësisë, si përballë mikut izraelit të kryeministrit Edi Rama ashtu edhe për moslejimin e cenimit të mjedisit për një gazetari të pavarur e larg shantazhit.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat